BallinaKryesoreBasha i prerë: Për sa kohë Rama ka lidhje me krimin, harrojini...

Basha i prerë: Për sa kohë Rama ka lidhje me krimin, harrojini zgjedhjet e lira

spot_img
spot_img

Gjatë bashkëëbisedimit që po zhvillon me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

Sipas tij, përsa kohë kreu i mazhorancës Edi Rama ka lidhje me botën e krimit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik.

Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi. 4 kryebashkiakë janë vërtetuar se kanë lidhje me krimin, sistemi i ka vendosur këto, jo”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular