BallinaKryesoreKoha për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, sot ndodhet në një...

Koha për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, sot ndodhet në një nga periudhat më të errëta të historisë shteformuese

spot_img
spot_img

Nga Naim Hasani
(Kreu i deges se PD, ne Britani te Madhe me profesion avokat)

Koha për një Shqipëri të lirë dhe demokratike

Shqipëria ndodhet sot ne njërën nga periudhat me te errëta te historisë se saj shtetformuese.

Pas gati 7 vitesh te qeverisjes kriminale dhe antishqiptare te sektit famëkeq te Rilindjes, tani me shume se kurrë është koha për zgjim kombëtar dhe një revolucion demokratik me përfshirjen e qytetarëve shqiptarë kudo qe ndodhen, për një fitore historike te forcave pro Europiane dhe atdhetare ne Shqipëri me z. Lulzim Basha liderin më perëndimor.

Qeverisja ne fuqi e ka kaluar çdo pritshmëri ndaj se keqes, e drejtuar nga kryeministri ozurpator dhe bukëshkelës, i cili ne mes te ditës i bleu dhe poshtëroi votën qytetarëve te varfër te Shqipërisë, te cilët nuk mund te sigurojnë as bukën e gojës për fëmijët e tyre.

Sekti kriminal e Rilindjes ne gjithë vitet e qeverisjes zbatoi politiken e sundimit nepermjet banditëve qe ju la dore e lire për te intimiduar e kërcënuar qytetaret e thjeshte dhe vendosi pushtetin e drogës e kriminelëve qe kane depërtuar ne çdo qelize te pushtetit qendror dhe vendor.

Zgjedhjet e vitit 2017 ishin një moment kulmues i degjenerimit total te pushtetit kriminal dhe mbushjes se parlamentit shqiptar, tempullit te demokracisë si kurrë me pare, me kriminele qe nuk kane asgjë te përbashkët me kulturën dhe edukatën qytetare ne Shqipëri.

Poshtërimi i shqiptarëve mbërriti deri aty sa kryerilindasi guxoi edhe te bënte përpjekje te emëronte një te ashtuquajtur opozite qe vetëm diktatoret e vendeve komuniste dine te bëjnë me se miri.

Ndjej keqardhje si shqiptar kur shoh degjenerimin e jashtëzakonshëm te një pushteti dhe parlamenti me te ulet e kriminal si kurrë me pare ne historinë e Shqipërisë moderne.

Si ka mundësi qe ne një Shqipëri te shekullit te 21-te , te jete instaluar ky sistem dhe kjo udhëheqje e një sekti qe po zbaton një politike te qarte dhe te paramenduar me miqësi te përjetshëm me fqinjin tone verior qe i ka shkaktuar kombit tone vetëm gjak dhe viktima dhe po ashtu, po zbaton një politike te pastër te spastrimit total te rinise shqiptare nga trojet e veta shekullore?

Vrasja e shpresës dhe shuarja e çdo mundësie qe te rinjtë shqiptarë te jetojnë, punojnë dhe krijojnë familje ne Shqipëri ne mënyrë qe te ripërtërihet kombi ynë, po detyron masivisht shqiptarët te largohen nga vendi i tyre duke kërkuar shpëtim dhe krijuar një jete te re bashke me familjet e tyre ne Europe dhe Britaninë e Madhe apo me tej.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha kane paralajmëruar qe nga viti 2013 uzurpimin e shtetit shqiptar nga një sekt kriminal qe nuk ka asgjë te përbashkët me sistemin demokratik ne Shqipëri.

Çdo paralajmërim i z. Basha ka dale i vërtetë dhe fatkeqesishit shqiptarët nuk e kuptuan ne kohë rrezikun qe ishte para syve te tyre.

Shitja e votës krimineleve preditorë, ishte fenomeni me i shëmtuar për çdo individ dhe fyerje e inteligjencës, identitetit tone kombëtar si një komb i lashte Europian.

Pasojat e këtij akti te shëmtuar po rendojnë çdo dite e me shume mbi Shqipërinë si shpata e Demokleut.

Ne kushtet ku ndodhet vendi ynë, vihet ne pikëpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar dhe plakja pa kthim dhe eventualisht zhdukja e Shqipërisë nga harta. Kjo politike patjetër e dërgon ujin drejt e tek ata qe për shekuj kane dashur te kenë një dalje ne det përmes Shqipërisë.

Shqipëria ka ekzistuar me shekuj ne periudha tejet te vështira dhe do te mbijetoje edhe tani. Shqiptaret do te dine kësaj here te ngrihen ne nivelin e tyre te qytetarëve Europian dhe te largojnë nga pushteti me votën e tyre historike, demokratike dhe qytetare pushtetin e sektit Rilindje e te instalojnë ne Shqipëri shtetin demokratik te vlerave Europiane te sundimit te ligjit dhe drejtësisë.

Denigrimi i Shqipërisë nuk mund te vazhdoje me. Zgjedhje e parakohshme tashme janë emergjence kombëtare dhe te pashmangshme. Përpara se te zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe lokale ne Shqipëri, duhet qe te garantohet e drejta e shqiptarëve për te votuar te lire dhe qe vota e tyre te mos preket nga kriminelet e Rilindjes e te mos tjetërsohet.

Ne zgjedhjet e 2017-es Kryerilindasi ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht vullnetit te mire te treguar nga lideri i opozitës z. Lulzim Basha, qëllimi i tij ishte te zbatonte skenarin tashme te ekspozuar plotësisht nga “BILD”. Nuk mund te ketë marrëveshje me dhunuesit dhe pazarxhinjte e votës se popullit shqiptar.

Një qeveri kujdestare duhet patjetër te drejtoje vendin deri ne zgjedhjet e parakohshme. Detyra e saj do te jete padyshim përgatitja e një sistemi te ri zgjedhor ku shqiptarët zgjedhin ne mënyrë te drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre ne tempullin e demokracisë dhe deputetet tju japin direkt llogari e te kenë frike votën e qytetarëve qe i zgjedhin.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe z. Basha janë te përgatitur për zgjedhje ne çdo kohe dhe kane përgatitur programin me radikal ne 30 vjet, për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza e thelle e mosbesimit ndaj shtetit ligjor.

Diaspora shqiptare është e interesuar drejtpërdrejtë ne fatet e Shqipërisë si bashkeaksionere e interesave te saj bashke me qytetaret qe jetojnë atje.

Gati gjysma e qytetarëve te Shqipërisë jetojnë jashtë vendit dhe shumica ne vendet me demokracinë me te forte ne bote.

Neve nuk mund te rrime duarkryq kur fatet e vendit tone i vendos një pakice qe e ka humbur totalisht legjitimitetin për te drejtuar dhe vendosur për te ardhmen e Shqipërisë.

Tani është koha e bashkimit te gjithë shqiptarëve te ndershëm kudo qe ndodhen dhe te japin shembullin e tyre ne zgjedhjet e parakohshme se si votohet ne mënyrë Europiane dhe qytetare dhe te përgatiten te kthehen për te votuar dhe për te mbrojtur gjene me te shenjte për demokracinë dhe te ardhmen e Shqipërisë, VOTEN E LIRE!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm kudo qe ndodhen.

# Shqipëria Ngrihet ✌✌✌🇦🇱🇦🇱🇬🇧🇬🇧🇺🇸🇺🇸

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular