Dhoma Rajonale e Avokatisë Lushnje i është bashkuar kërkesës për bojkot kombëtar të seancave gjyqësore, dhe ka zhvilluar një protestë si reagim pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan.
Avokatët kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel, dhe në shenjë simbolike kanë varur në kangjella veshjet e tyre.
Ravik Gurra u vra para disa ditësh më 22 mars në mes të qytetit të Elbasanit, dhe dyshohet se një nga pistat e vrasjes së tij ishte për shkak të detyrës. Viktima ishte avokat i çështjes Shullazi si dhe ka ndjekur cështjen e Capajve në Elbasan, grupit Hakmarrja për drejtësi etj.
Protesta nga avokatët ka filluar disa ditë më parë në Elbasan dhe më pas në Korcë ku avokatët kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore. Ata kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga Dhoma Koombëtare e Avokatisë.
Pas Bojkotit nga avokatët në Lushnjë pritet që të bashkohen në protestë dhe avokatët e qytetit të Vlorës, dhe më tej në qytetet të tjera të vendit.