Dëbora ka zbardhur Peshkopinë dhe qarkun e Dibrës. Për pasojë ka pasur vështirësi në qarkullim.
Dëbora në disa zona ka arritur deri 15 centimentra. Reshje të shumta bore kanë rënë në Lurë, Kala të Dodës, Reç dhe Arras.
Po ashtu, reshje të shumta kanë rënë edhe në fshatra të Zerqanit. Rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi ka probleme me qarkullimin. Automjetet kanë mbetur të bllokuar për mbi 1 orë.