Çifti i lumtur” është një prej numrave më të suksesshëm të humorit në “Portokalli”. Në fillim çifti interpretohej nga Irgen Cela dhe Delinda Disha mirëpo më vonë pas largimit të kësaj të fundit në “Klanifornia” gjërat ndryshuan. Delinda vendosi që ta transferonte në “show”-n e ri të humorit suksesin e “Çifti i lumtur” duke e modifikuar atë me titullin “Çifti i shqyer” me pothuajse të njëjtën fabul por këtë herë me partnerin e ri, luajtur në rol nga Olsi Bylyku. Irgeni i cili ishte i ftuar këtë të shtunë në “Shiko Kush Luan” u pyet për herë të parë se çfarë mendimi ka për “Çifti i shqyer” që realizohet në “Klanifornia” nga Delinda dhe Olsi.
Aktori i humorit vendosi të përgjigjej për të dhënë mendimin e tij por edhe për të sqaruar publikun që kanë qenë në pritje të një reagimi lidhur me këtë çështje që prej fillimit: “Asnjëherë kopja nuk është më e bukur se origjinali. Ciftin e lumtur e kam zhvilluar bashkë me Florin po na duhen edhe kopjet se kur shkojmë në institucione lëmë kopjen e pasaportës jo origjinalin. Delinda e bëri mirë punën e saj sa ishte në Portokalli. Po tani jam më i lumtur që kam nuse të re”- përfundoi Irgeni teksa përgjigjen e shoqëroi me të qeshura e më pas u puth ne buzë me Arjolën.