BallinaOP EDNdryshimi i domosdoshëm, paqësisht apo më dhunë

Ndryshimi i domosdoshëm, paqësisht apo më dhunë

spot_img
spot_img

Nga Gëzim Luca

Mora shkas duke ndjekur nje emision televiziv naten e mbremshme per te shprehur nje opinion. Duke pare gjithe dokumentat te shkruara dhe audio qe paraqiste para publikut ish deputeti Salianji, dy mbrojtesit e kesaj maskarade shteterore L. Vangjeli e A. Hoxha, nenqeshnin dhe fyenin ritmikisht shqiptaret. Sikur te jene vetem keta? Duke na fyer jo vetem inteligjencen, por na bene budallenj. Ne fakt nuk dua te ndalem ketu, sepse mashtrimi sy per sy dhe genjeshtrat hapur, jane tashme filozofi e rrenjosur ne mazhorancen e soeme. Kjo me shton pikepyetjen e madhe: A do te arrihet qe fronti popullor, i vendosur tashme perballe se keqes se madhe qe ka kapluar Shqiperine, te triumfoje? Veshtiresi, lodhje, sakrifice paqesisht do te ishte gjysma e se keqes, por edhe dhune nese duhet, por ndryshimi duhet bere. Kjo jo per ne, por per brezat qe vijne. A besoj une ne ndryshimin e premtuar te sistemit aktual ne gjithe kendveshtrimet? Pas djegjes se mandateve nga opozita, kjo e kerkuar nga shumica e shqiptareve, jane mbledhur si hienat te gjithe ata qe perfitojne: nje grusht oligarkesh afer qeverise, grupe kriminale qe kane mbrojtjen e qeverise, rilindas te rinj dhe flliqesira te vjetra te sigurimit te shtetit qe kane frenuar zhvillimiet demokratike te vendit. Thesi I parave te oligarkeve eshte hapur per te mbrojtur kete kryeminister tashme te rrenuar, banda kriminale qe nuk e lene te terhiqet, dhe grupi I rilindjes qe ikja e Rames I lene jashte edhe PS. Kane shternguar radhet per te zevendesuar opoziten ne parlament me blerje e shitje. Mashtrojne veten dhe oponionin, sepse opozita eshte jashte parlamentit. Ata qe vijne nuk kane parti, nuk jane me perfaqesues te opozites, por njerez qe shiten e blihen si ne pazarin e gjese se gjalle. Perballe liderit te opozites z. Basha jane rreshtuar pa ndroje edhe mediat e kapura. Eshte thene se do te kete nje reagim te shpejte dhe te ashper me marrjen e qeverise nga opozita edhe per ato pronare mediash qe jane vene ne sherbim te se keqes ose kane perfituar padrejtesisht. Po me thoni ju mua nese Frangaj do te mbeshtese z. Basha qe neser te rrenoje bizneset qe ka gjalleruar me qeverine e Rames. Te futet ne siten e auditimit dhe te rrije duarkryq? Jo. Ka vene ne dispozicion gjithe makinerine mediatike per te nxjerre te ”vertetat e lobimit te PD ” ne SHBA. Ne fakt ky eshte lajm, le ti shkoje deri ne fund media e kontrolluar, por si nuk dhane nje lajm se sa eshte sasia e dollareve te lobimit te PS, LSI ne Amerike e kudoqofshin ato. Sa nuk eshte vone gazetaret me dinjitet duhet te kalojne ne mbrojtje te kauzes poullore; Ndryshimi I kesaj menyre qeverisese me nje sistem vlerash dhe mentaliteti perendimor. Ne mentalitetin e deritanishem shqipetar ka zene vend teoria qe fito si te mundesh dhe je I zoti. Ne fakt ne vendet e zhvilluara dhe perendim fiton ai qe ka ide te reja per te fituar, kurre me korrupsion, vjedhje e mashtrim. Ai qe ndjek kete rruge shkon vete ne dyert e burgut. A thua do te arrihet ndryshimi I ketij mentaliteti qe krijuar nder vite? A thua ky front tashme I udhehequr nga opozita e sotme do te mund paqesisht te fitoje? Veshtire te besohet, sepse rrenjet e se keqes jane jo vetem thjeshte ne pasuri, por thelle ne mentalitet. Te gjthe bashke mundet ta ndryshojme. Protestat masive qe kane perfshire vendin jane te pakthyeshme. Ky narkoshtet I ka ditet e numeruara. Me cdo forme mendoj une, duhet te arrihet qe ky komb te prosperoje, te thyej kete mentalitet dhe kete shtrese te trashur nga babezia e pasuria e vene padrejtesisht. Populli do fitoje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular