Pas një valë arrestimet të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të disa ish-komunave në rrethinat e Tiranës në kuadër të hetimeve për shkatërrimet e ndërtesave nga tërmeti i 26 nëntorit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se pavarësisht se në Thumanë dhe në Durrës vdiqën dhjetëra njerëz, kryetarët e bashkive atje nuk janë arrestuar.
“Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit. Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos. Po ndërkohë që Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë”, shkruan Paloka.