BallinaBotaDëbohen nga Shqipëria dy diplomatë iranianë

Dëbohen nga Shqipëria dy diplomatë iranianë

Dy diplomatë të ambasadës iranianë janë dëbuar nga Shqipëria duke u shpallur non grata. Lajmi bëhet me dije nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, – shkruan ministri Cakaj në Facebook.

Dëbimi i diplomatëve vjen vetëm pak ditë pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani dhe rindezjes së konfliktit mes dy shteteve.

Në fjalimin e mbajtur para popullit, lideri shpirtëror i iranianëve, Ali Khamenei nuk ka la përmendur as Shqipërinë, të cilën e quajti një vend të vogël të lig në Evropë që strehon opozitën antiqeveritare të Iranit.

Rreth një vit më parë, dy diplomatë të ambasadës së Iranit, përfshirë edhe vetë ambasadorin iranian,  Gholamhossein Mohammadnia u dëbuan nga Shqipëria për cenim të sigurisë kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular