BallinaEkonomiIndeksimi/Qeveria vendos "rritje" me 2.8% te pensioneve, ja kategoritë që përfitojnë

Indeksimi/Qeveria vendos “rritje” me 2.8% te pensioneve, ja kategoritë që përfitojnë

spot_img
spot_img

Qeveria shqiptare me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, ka vendosur të bëjë një rritje prej 2.8% të pensioneve.

Duhet theksuar se ky është një indeksim i detyruar për shkak të rritjes së çmimeve të shportës. Duke filluar nga data 1 prill të këtij viti, nga ky indeksim do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës,

Sipas kësaj VKM-je, pensionet nuk do të jenë më pak se 13 753 lekë dhe jo më shumë se 27 506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill nuk jenë më pak se 13 753 lekë.

Kategoritë që përfitojnë nga Vendimet të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Mars 2019:

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2019 nuk do të jenë më pak se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj dhe më shumë se 27 506 (njëzet e shtatë mijë e pesëqind e gjashtë) lekë në muaj.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2019 nuk do të jenë më pak se 9 418 (nëntë mijë e katërqind e tetëmbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjete e tre) lekë në muaj.

5. Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.4.2019 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj.

6. Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966,“Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe nr.150/2014, të caktuara pas datës 1.7.2018, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë:

a) deri në 15 403 (pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e tre) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 903 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tre) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 10 108 (dhjetë mijë e njëqind e tetë) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular