Është zbuluar identiteti i personit që u mor peng ditën e sotme në rrugën ‘London’ në Kamzë.
Ai quhet Jak Prenga, 49 vjeç, dhe u mor peng mnga dy persona, ndërkohë që për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.
Prenga fillimisht u dhunua nga dy persona ndërsa ishte në makinën e tij.
Ata e tërhoqën dhe e futën në makinën e tyre.
Për herë të fundit makina është parë në Urën e Gjoles, ndërkohë që mendohet se ka humbur gjurmët në Fushë-Krujë.