BallinaKryesoreFSHF fiton betejën në FIFA mes kërcënimeve të Zvicrës! Kamberi do luajë...

FSHF fiton betejën në FIFA mes kërcënimeve të Zvicrës! Kamberi do luajë për Shqipërinë!

spot_img
spot_img

Tashmë është zyrtare! Florian Kamberi do të luajë për Shqipërinë! Lojtari 24-vjeçar që po shkëlqen në Premier Ligën skoceze me Hibernians, ka qenë prej muajsh objekt sherri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologes së saj helvete.

Shqipëria ka fituar betejën dhe duke siguruar dokumentin e ardhur nga qeveria e futbollit në Zyrih në adresë të FSHF-së, që i njeh kësaj të fundit të drejtën për të rreshtuar Kamberin në fushën e lojës që në ndeshjet e ardhshme.

Fifa

 

Ka qenë një luftë e fortë mes institucioneve, ndërsa Zvicra ka arritur deri aty sa të përdorë presionin dhe kërcënimet kundër lojtarit, me këtë të fundit që deri në deri me ekpin U21 kishte përfaqësuar kryqëtarët.

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e përgatitur në mënyrë të shkëlqyer në këtë përballje, duke servirur në kohë të gjithë dokumentin e nevojshëm për ta shkëptur nga Zvirca Florian Kamberin dhe për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Edi Reja.

Në fakt, Kamberi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës në ekipin Kombëtar për sfidat kundër Andorrës dhe Francës, por FSHF nuk arriti të siguronte në kohë dritën jeshile për aktivizimin e tij, pasi Zvicra nuk i vuri në dispozicion Kamberit një sërë dokumentesh.

Florian Kamberi është vëshguar nga asistenti i Edi Rejës, Serxho Porrini, me këtë të fundit që ka udhëtuar drejt Skocisë dhe e ka ndjekur në një sfidë ndaj Sëlltikut dhe është futur në listën e Rejës si pjesë e revolucionit të tij në Kombëtaren kuqezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular