BallinaKryesoreKundër copëtimit të Kosovës/Haradinaj: Mirënjohje Berishës, Metës, Bashës e Kryemadhit

Kundër copëtimit të Kosovës/Haradinaj: Mirënjohje Berishës, Metës, Bashës e Kryemadhit

spot_img
spot_img

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas kryeministrit të Kosovës, këta politikanë kanë dalë publikisht kundër idesë për copëtimin e vendit.

“E thirr Berishën, presidenti Meta, Lulzim Bashën dhe Monikën. I thirri të gjithë miqtë. Nuk kam problem te përkatësia. Vetëm ta ndihmojmë kombin dhe vendin. Me pas ndonjë informatë si mund të ndihmohet Shqipëria. Asnjë nuk kam pas tendenca me dëmtue ndikimet e brendshme të vendit. Duhet ta dijë çdo shqiptar. Nuk ka të bëjë me përkatësinë time. Duke qenë kryeminstër i Kosovës jam përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën. Me këtë rast më lejoni të falenderoj ish kryeministrin Sali Berisha,  që ka patur një qëndrim shumë të qartë, presidentin Ilir Meta, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Por edhe plot të tjerë që kanë dalë kundër.

I jam falenderues edhe Bushatit që i ka dalë kundër kësaj ideje. Mua më kë bërë përshtypje”, u shpreh Haradinaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular