BallinaAktualitetMonika Kryemadhi: Vendi në zgjedhje të parakohshme, por ja pse Vuçiç u...

Monika Kryemadhi: Vendi në zgjedhje të parakohshme, por ja pse Vuçiç u tregua më i zgjuar se Rama…

spot_img
spot_img

Monika Kryemadhi ka folur pak minuta më parë për mediat lidhur mbi protestën që do të mbajë opozita ditën e nesërme përpara parlamentit.  Kryetarja e LSI-së tha se janë njoftuar të gjitha strukturat dhe Shqipëria shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.
‘Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim. Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve.’ tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u shpreh se çdo ditë e më shumë ndërkombëtarët dhe shqiptarët po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë situatën aktuale në vendin tonë.

“Çdo ditë e më shumë, elita shqiptare dhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët, po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë sot varfërimin e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI u shpreh se ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. “Koalicioni opozitar do të jetë koalicioni që do të rimëkëmbë vendin. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. Politikanët të kenë frikë nga populli dhe jo populli nga politikanët”, tha Kryemadhi.

“Protesta e nesërme është vazhdimësi e protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit dhe ta kenë frikë popullin. Iligjitimiteti i parlamentit është bërë për ne më shumë se normale. Nëse deputetetët hyjnë në parlament me subvencion me paratë e fermerëve zoti e ruajtë Edi Ramën. Nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë por që  do të mundësojnë uljen e çmimeve, të kadastrave, të energjisë etj, do të ishte një mrekulli. Por sot kemi rritje të energjisë, të shërbimeve, të taksave, të tarifave”.

Kryemadhi foli përpara gazetarëve edhe për përzgjedhjen e kandidatëve në radhët e partisë që drejton për zgjedhjet e lokale dhe të përgjithshme. “Ne nuk do të lejojmë kandidat me të kaluar kriminale, me një mandat që ju shërben oligarkëve por me një mandat që ju shërben qytetarëve”.

Ajo bëri edhe krahasimin e situatës politike midis Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të protestave të vazhdueshme në të dy vendet përkatë. “Vuçiç u tregua më i zgjuar se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, pasi i pranoi dhe i shpalli zgjedhjet e parakohshme, ftoj Edi Ramën që të bëjë të njëjtën gjë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular