Virusi misterioz në Kinë mund të ketë prekur shumë më tepër njerëz nga sa thuhet në të dhënat zyrtare. Kështu kanë deklaruar shkencëtarët për BBC.
Kina ka konfirmuar se janë konfirmuar 45 raste laboratorike të virusit, por ekspertët anglezë thonë se kjo shifër është mbi 1700. Dy njerëz kanë vdekur nga virusi që u shfaq në qytetin Wuhan në dhjetor.
“Jam thellësisht më i shqetësuar tani se një javë më parë,” tha shkencëtari Neil Ferguson. Ai shton se njerëzit duhet ta shqyrtojnë mundësinë që virusi mund të nisë shumë shpejt të shpërndahet nga njeriu te njeri.
Virusi në fjalë mendohet se është një koronavirus. Ai shkakton probleme të rënda në frymëmarrje dhe ngjan me virusin SARS që ka vrarë 774 njerëz në Kinë në vitin 2002.
Virusi shkakton pneumoni te disa pacientë dhe ka qenë fatal për dy prej tyre. Ai mendohet se ka kaluar nga kafshët për te njeriu.