Personi që shihni në foton më lart është Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij ku forcat e RENEA dhe efektivët e Policisë së Vlorës kishin shkuar për ta arrestuar
Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve.
Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.
Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.
Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike