BallinaPolitikeKriza politike/Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Marrëveshja, fillimi i rënies së maxhorancës...

Kriza politike/Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Marrëveshja, fillimi i rënies së maxhorancës politike dhe hapja e rrugës për zgjedhje të parakohshme

spot_img
spot_img

Zhvillimet e fundit politike dhe pritshmëritë në kuadër të përshpejtimit të proceseve integruese, kanë qenë fokusi i deklaratës së djeshme të kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili ka vënë theksin tek domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës politke qe ngërtheu vendin, si rezultat i papërgjeshmërisë së maxhorancës politike që arriti të gllabërojë të gjitha pushtetet duke çuar në cënimin e rendit kushtetues dhe demokratik të vendit.

Deklaratë për shtyp e PLL.

Për Partinë Lëvizja e Legalitetit, me zhvillimet e fundit politike:
Ka nisur zgjidhja e krizës, por pa u shkelur parimet tona si opozitë, lufta politike vazhdon.

Marrëveshja e fundit është fillim i rënies së kësaj mazhorance, dhe hapje e rrugës për zgjedhje të parakohshme

Partia Lëvizja e Legalitetit po ndjek me seriozitet çdo zhvillim politik në vend.

Këto zhvillime më në fund i dhanë akses me të drejtën e vetos opozitës së bashkuar, akses që nuk e kishte as kur kjo opozitë ishte brenda parlamentitit.

Krijimi i Keshillit Politik e bën opozitën jashtë parlamentare faktor legjitim të vertetë, tē domosdoshēm për zgjidhjen e krizes, duke filluar me reformën zgjedhore, kundrejt një tryeze sa më të gjërë.

Drafti i propozuar nga opozita, krijon mundësi dhe hap rrugë për të diskutuar gjithçka që ne si opozitë kemi kërkuar në vazhdimësi.

Tashmë nuk kemi një marrveshje midis dy liderve si dhe ka ndodhur sa herë që në Shqipëri ka pasur kriza të tilla politike, por kemi marrveshje më të gjërë midis dy kampeve politike

Për PLL largimi i qeverisë Rama ka një rëndësi urgjente, por ndërkohë është i domosdoshëm edhe diskutimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor, kjo me qellim, që të mos kemi përsëri një parlament si ky i sotmi dhe një qeveri si kjo e Ramës.

Hapi i hedhur per të kryer sa mē shpejt reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së dhe Bundestagut, krijon mundësinë për zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme.

PLL do ndjek çdo zhvillim politik, duke qenë koherente dhe aktive në mendim brenda çdo tryezë të zhvilluar kjo me të vetmin qëllim, respektim i vullnetit të zgjedhësve duke krijuar mundësinë e alternativave përzgjedhëse për ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular