BallinaAktualitet"U turrën të më lidhnin, më qëlluan mua, pastaj Afërditën”, zbardhet dëshmia...

“U turrën të më lidhnin, më qëlluan mua, pastaj Afërditën”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Ishin dy të rinj, më thanë …

spot_img
spot_img

Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë”. Keshtu e ka nisur deshmine e tij biznesmenti Petrit Laze, i cili mbeti i plagosur bashke me gruan e tij, Aferditen, mbrëmjen e së dielës, kur grabitesit i hyne në banesën e tyre në Allias.

laze

Sipas BW, autorët kanë qenë dy dhe pasi iu kanë kërkuar paratë kanë qëlluar mbi çiftin në pjesën e poshtme të trupit duke i lënë të plagosur. Në dëshminë e dhënë për policinë, Laze ka deklaruar se grabitësit kanë qenë të veshur me të zeza dhe të dy me armë në dorë.

Ata i kanë kërkuar kasafortën dhe më pas kanë tentuar ta lidhin me natriban por janë përleshur. Vetëm thirrjet e të bërtiturat kanë bërë që ata t’ia mbathin duke i lënë të plagosur burrë e grua.

“Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Pashë dy të rinjtë të gjatë të maskuar dhe veshur me kapota të gjata dhe të zeza. Njëri kishte pistolete në dorë ndërsa tjetri një armë tjetër më të gjatë. Më thanë ‘duam lekët’! Ku e keni kasafortën?”. Në dorë mbanin një ngjitës natriban dhe u turrën të më lidhnin. U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm, kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap”, ka thënë biznesmeni Laze.

Çifti ishin në pronësi të disa bizneseve të prodhimit të brumërave, një prej të cilëve ndodhej në katin e parë të objektit ku ndodhi grabitja. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular