Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.
Për pasojë, nisur nga pushimet që nxënësit e këtyre shkollave bënë pas tërmetit, Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.
Kështu, në urdhrin e siguruar nga startnews.al sjell më poshtë, thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.
Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.