Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.
Policia nxitoi të jepte një njoftim se autori kishte qëlluar me armë dhe më pas ishte larguar.
Burime nga Vlora kanë bërë me dije, se ngjarja nuk ka qenë dhe aq banale saç pretendon policia.
Një person rezulton të ketë humbur kontaktet me familjarët pas të shtënave.
Pronari i një makine Porche, që gjendet në vendngjarje me dyer të hapura, dhe që dyshohet se ka inicialet E. V., ka telefonuar bashkëshorten dhe i ka thënë ‘për pak më vranë’, por që pas kësaj telefonate ka humbur të gjitha kontaktet.