Nga Enkelejda Rica
Mëngjesi i 26 Nëntorit solli në shtëpitë e shqiptarëve tragjedinë më të madhe natyrore që pas kohëve ku mendja e njeriut mund të memorizojë. Tërmeti i 26 Nëntorit erdhi si “demon” në errësirën e natës dhe terrorizoi e shkatërroi Shqiptarët.
Dhimbja dhe lotët nuk u thanë nga sytë për ditë e ditë me radhë ,ku e vetmja gjë që mund të bënim ishte të numeronim të vdekurit e ku fati buzëqeshte numeronim edhe të gjallët e shpëtuar. Gjithçka rrodhi shpejt dhe solidarizmi bëri që dhimbja momentale të lehtësohej.Por pas këtij tërmeti një më i madh ishte shkatuar muaj më parë,por banorët e Kurbinit nuk e kishin ditur , thjesht ky tërmet zbuloi edhe ata paraardhes.
Tërmeti i rrezikshëm para 26 Nëntorit ishte ai i emërimit në krye të bashkisë Kurbin të një mediokrie për të mos thënë një injorante. Asnjë përçapje për ndihma , madje asnjë deklaratë , asnjë vizitë nëpër shtëpitë e dëmtuara përveç ndonjë xhiroje nën tytën e kamerave dhe aparateve fotografik , asnjë fjalë e ngrohtë për njerëzit që fatkeqësia i kish kapluar. Dhe pyetja ngrihet normalisht: Për çfare je në krye të asaj bashkie moj vajzë ?!
Nuk mjafton kostumi i bukur dhe shoferi me makinën lukzoze që të jesh kryetare bashkie. E nëse je e tillë. A ndihesh e tillë?! A ndihesh e tillë kur qytetarët e tu të gjithçka shkatërruar nuk kanë një derë për të trokitur. Nuk dinë se kur do te marrin bonusin e qerasë.
Nuk dinë se kur do të marrin shperblimet apo banesat e reja. Nuk dinë kur do të marrin një çader më të mirë , ca rroba më të mira , ca ushqime më shumë në këtë dimër të ftohtë të cilin poshtë-vithet e tua nuk e ndihejnë se nuk e lejon kondicioneri i zyrës dhe makinës. Unë nuk kam shpresë se ju do t’ju dilni për zot qyetetarëve kurbinas. Aspak.
Por ndërgjegjësohu dhe mundohu të bësh diçka qoftë edhe me mediokritetin që të karakterizon. Në të kundërt largohu. Largohu se edhe 5 apo 6 muaj më shumë nuk do të ndikojnë asgjë pozitivisht përveçese do të rrisin namin e keq dhe do të lënë qytetarët tanë në mëshirë të fatit. Ata do ta kalojnë edhe këtë hall me njerëzit që u kanë ndenjur pranë , i kane ndihmuar dhe u janë përgjigjur çdo natë e ditë. I dinë vetë qytetarët Kurbinas se cilët janë ata.