BallinaAktualitetMrekulli nën rrënojat turke, vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh, biseda...

Mrekulli nën rrënojat turke, vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh, biseda prekëse e të ëmës me ekipet e shpëtimit

spot_img
spot_img

Mrekulli nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Një vajzë 2-vjeçare është nxjerrë e gjallë pas 24 orësh, si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha, pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, në rrethin Sivrice të Elazig.

Vogëlushja ndodhej nën rrënoja së bashku me nënën e saj, ndërsa vetëm pas 24 orësh ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shkonin tek ato, teksa dëgjuan zërin e gruas, duke bërë me të një bisedë mjaft emocionuese.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gras dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat. Ndërkohë, ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular