Qyteti i Durrësit është tronditur mbrëmjen e kaluar nga një shpërthim tritoli, ku shënjestër ka qenë një punonjëse policie. Policia njofton se i është vënë tritol makinës tip “Audi” të punonjëses me iniciale O. B.
Se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në gjithë qytetin bregdetar.
Shtetasja e sulmuar ishte punonjësve civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ndërsa pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Nga të dhënat e para, gazetarja Haxhiaj mëson se punonjësja e policisë ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.