Dalin pamje të reja nga momentet e panikut në Turqi gjatë tërmetit të fuqishëm 6.8 ballë.
Siç shihet në videon e mëposhtme, qytetarët në panik e sipër kërkojnë të dalin sa më shpejt nga vendet e mbyllura.
Turqia u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë me epiqendër Elazig, qytet në lindje të vendit.
Deri tani raportohet për 29 viktima dhe mijëra të lënduar.