5 gola për të kurorëzuar fitoren e pestë radhazi të Tiranës. Ecuria e bardheblutë është thjesht perfekte nën drejtimin e Egbos, 5 ndeshje 5 fitore, një rrugëtim fantastik që përforcon dhe më shumë statusin e tyre si pretendent për titullin kampion. Ndaj Luftëtarit ofensiva bardheblu shpërtheu me një goleadë, një “banket” ku morën pjesë të gjithë, një mbrëmje e madhe. Egbo befasoi jo pak me formacionin e hedhur në fushë nga minuta e parë duke i besuar sulmin dyshes Ngoo-Muçi dhe duke s postuar në stol Torasën, një nga lojtarët më mirë në sfidat e fundit.
Më shumë qetësi dhe të bindur në forcën e tyre, Tirana filloi të shoh shpejt nga sulmi ku në minutën e 15-të, Kobina me një aksion personal në krah depërtoi deri në zonë, me pak fat realizoi një gol që ia bëri dhe më të thjeshtë këtë sfidë për bardheblutë.
Goli i Bathës on Vidnews.
2 minuta pas golit të parë, kryeqytetasit zbritën sërish në sulm me një aksion fantastik të finalizuar me shumë klas nga Idi Batha, një gol që ndezi dhe më shumë atmosferën në shkallët e stadiumit.
Goli i Ngosë on Vidnews.
Tirana ishte e papërmbajtshme në pjesën e parë teksa në minutën e 36-të ishte radha e Majkëll Ngoo të realizonte një gol fantastik, një lëvizje shumë e bukur e gjigandit anglez që kompletoi “tripletën” bardheblu.
Për të ndezur një ndeshje e cila dukej e mbyllur mendoi Çela në minutën e 53-të, një gol shumë i bukur që krijoi iluzionin se Luftëtari nuk ishte dorëzuar.
Shpresat e ekipit Gjirokastrit zgjatën shumë pak teksa në minutën e 62-të Ngoo fitoi një 11-metërsh, i kontestuar nga Luftëtari.
Goli i Muçit on Vidnews.
Altruizmi në shtëpinë e bardhebluve është i madh, teksa nga pika e bardhë e penalltisë goditi Ernest Muçi. Talenti i Tiranës u tregu i saktë duke kompletuar pokerin e golave.
Goli i 5-të i Tiranës on Vidnews.
Për të mbyllur në mënyrë perfkete këtë sfidë mendoi Batha i cili me një silurë nga jashtë zonë realizoi golin e dytë personal dhe 5 për Tiranën.