Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reagur në lidhje me situatën e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët po jetojnë në çadra apo në banesa me qira.
Ajo shkruan në një postim në Facebook se shteti nuk u ka dhënë asnjë përgjigje banorëve dhe se bonuset e qirasë nuk janë shpërndarë.
Vijojnë të abuzojnë me fatkeqësitë, hallin e qytetarëve dhe të të pamundurve të këtij vendi. Mjerimi nuk ka zë të lartë, por ka revoltë të hidhur. Shqiptarë këta nuk janë në krye të shtetit për ju, por për interesat e tyre. Le të numerojmë ditët e tyre në pushtet. Fundi i tyre, është afër. Vota juaj është vendimtare, shkruan Pampuri.
Postimi i plotë ne FB i Orjola Pampurit:
Dy muaj pas termetit, qytetaret ende presin ne qiell te hapur.
Asnje pergjigje nga shteti per banoret e pastrehe, per shkak te termetit te 26 nentorit. U bene dy muaj, nga dita qe termeti shkaterroi shtepite e tyre, por qe ate dite, shume prej tyre nuk kane nje strehe, disa vijojne te jetojne tek ndonje te aferm, disa te tjere ne cadra e te tjere, si familja Saraci, ne makine, ku sediljet e saj jane shnderruar ne dhoma gjumi. Kesaj menyre te jetuari mes nje veshtiresie te madhe, i shtohet dhe stresi se c’do behet me banesen e tyre. Ju premtua bonusi i qerase, por kane marre ate te Janarit, por nuk kane marre akoma te dhjetorit, per te mos permendur faktin qe ai bonus nuk permbush nevojen per pagesen e qerase, e nga ana tjeter qindra familje kane aplikuar por ende nuk kane arritur te marrin asgje per shkak te burokracive apo keshillave e ideve don kishoteske, per te aplikuar on line nga cadra, apo nga makina. Nga ana tjeter kjo ka nxitur shume familje t’i rikthehen banesave te tyre te shpallura te pabanueshme, cka rrezikon seriozisht jeten e tyre. Ne keto dite te ftohta, ku epidemite e virozat rrezikojne kedo, keta banore jane shumefish me te rrezikuar. Por shteti, kryeministri, kryetari ilegjitim i bashkise dhe bashkive respektive ku ka te prekur nga termeti, jo qe nuk bejne asgje, por vijojne sikur te mos kete ndodhur gje. Vijojne te abuzojne me fatkeqesite, hallin e qytetareve dhe te te pamundurve te ketij vendi. Mjerimi nuk ka ze te larte, por ka revolte te hidhur. Shqiptare keta nuk jane ne krye te shtetit per ju, por per interesat e tyre. Le te numerojme ditet e tyre ne pushtet. Fundi i tyre, eshte afer. Vota juaj eshte vendimtare.