BallinaKryesore"Rilindja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme"/Deputeti tregon çfarë po ndodh në...

“Rilindja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme”/Deputeti tregon çfarë po ndodh në Kuvend

spot_img
spot_img

Deputeti Lefter Maliqi bashkë me 6 deputetë të tjerë kanë firmosur një shkresë ndaj Kuvendit  me anë të së cilës kërkojnë interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të japë sqarime për 5 pika që janë përmendur në kërkesën e tyre.

Maliqi u shpreh për Faxnews se mendonte se pushteti po bëhej gati për zgjedhje të parakohshme dhe këtë argumentoi duke iu referua lirimit të një sërë emrave të botës së krimit që kishin dënime të larta.

Deputeti u shpreh edhe kundër amnistisë sepse sipas tij, janë bërë diferencime, ndërsa mbron idenë se duhet të ishin më shumë persona që janë në gjendje të rënduar ekonomike dhe veprat e tyre penale nuk janë të rënda.

“E kemi kërkuar interpelancën në bazë të rregullores së parlamentit, dhe duhet të bëhet për 1 javë pasi është firmosur nga 7 deputetë. Nga interpelanca e parë nuk ka asnjë ndryshim. Kryeministri ka përmendur KÇK-në dhe është një nismë që ka të bëjë edhe me ministrinë e Brendshme pasi është e përfshirë edhe Policia e Shtetit. Unë mendoj se pushteti po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme, pasi Rama mund ti fitojë zgjedhjet vetëm me mbështetjen e krimit. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka pasur emërime, komandime pa kriter, ka të bëjë interpelanca edhe me shkarkimin e drejtorit të burgjeve që është një shkelje e drejtpërdrejtë e ministres së Drejtësisë. Janë disa drejtorë të shkarkuar, vendime të cilat kanë përbërë shkelje. Ka një sërë shkeljesh të tjera që janë transferimet, lirimet, shkarkimet. Kjo është KÇK-ja e famshme që po mban nën presion administratën e shtetit dhe tregon gjendjen e rëndë kriminale. Kjo është amnisti e pakët mbi 3000 mijë të burgosur nuk kanë bukë të hanë, janë të varfër, nuk arrestojnë ata të drogës dhe krimit, jam kundër kësaj amnistie, i njoh nga afër të burgosurit se kam punuar aty. Jam dakord që ata 160 persona do të dalin por duhej të ishin dhe të tjerë”, tha Maliqi në lidhjen telefonike me Fax News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular