Legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant vdiq pas një aksidenti me helikopter bashkë me vajzën e tij 13- vjeçare Gianna Bryant.
Ndeshjen e fundit me Los Angeles Lakers, Kobe Bryant e luajti më 14 prill 2016 kundër Utah Jazz ku arriti të realizojë 60 pikë.
Në karrierën e tij 20 vjeçare ai veshi vetëm fanellën e Los Angeles Lakers për të realizuar gjithsej 33 mijë e 653 pikë, 7 mijë e 47 rebounds dhe 6 mijë e 306 asiste.
‘Mamba e Zezë’ siç thirrej 41- vjeçari për shkak të stilit të lojës fitoi 5 kampionate NBA, 1 çmim si basketbollisti më i vlefshëm, 2 çmime Bill Russell apo dhe shumë herë i përfshirë në ekipet më të mira All- Stars të NBA.
Po ashtu ai ka luajtur edhe me kombëtaren e SHBA duke fituar medalje të artë në lojërat olimpike Beijing 2008, Londër 2012 po ashtu dhe një medalje të artë FIBA 2007.