BallinaUncategorized"Ndarje e shtetit nga partia"/Propozimet e opozitës që u miratuan nga Këshilli...

“Ndarje e shtetit nga partia”/Propozimet e opozitës që u miratuan nga Këshilli Politik

spot_img
spot_img

‘Ndarje e shtetit nga partia’, propozimet e opozitës për reformën zgjedhore, vendosen prioritetet: masa kundër shitblerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, dhe sistemi zgjedhor.

Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe e zënë kërkesat e opozitës për të patur një proces zgjedhor me standarde demokratike, dhe ku përfshihet edhe çështja e sistemit zgjedhor.

Çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit është parandalimi dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen ‘masa për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykatave në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit dhe administratën, cenimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore’.

Çështjet e tjera që janë përfshirë në kalendarin e punës për t’u trajtuar me prioritet kanë të bëjnë me ndarjen e politikës nga krimi, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës, për të cilën parashikohet forcimi i zbatimit të procesit të dekriminalizimit, financimi i partive politike dhe përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje.

Gjithashtu, grupi i punës, i cili i kryen diskutimet ka renditur mes çështjeve prioritare listat e zgjedhësve, pajisjen me karta ID dhe parandalimin e votimit fiktiv, rolin e medias në fushatë, parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike, paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet.

Një nga çështjet prioritare që pritet të diksutohet rreth fillimit të marsit është sistemi zgjedhor.

‘Parakusht që këto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të ‘ndarjes së shtetit nga partitë politike’ në përputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.’- thuhet në dokumentin e dakordësuar për çështjet prioritare të reformës zgjedhore.

Gjithashtu, grupi i punës ka vendosur që për të gjitha çështjet prioritare përfaqësuesit e opozitës ‘të dorëzojnë propozime në formën e drafteve ligjore dhe zgjidhjeve të mundshme alternative në përputhje me standardet e ODIHR-it për zgjedhje të lira e të ndershme’.

Grupi i punës ka vendosur që ‘për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ekspertët e ODHIR.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular