BallinaKryesoreMediat në Shqipëri i quan kazan, ato ndërkombëtare shpifëse. Rama e mat...

Mediat në Shqipëri i quan kazan, ato ndërkombëtare shpifëse. Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV

spot_img
spot_img

Nga Dhurata Çupi

Mediat në Shqipëri i quan kazan, ato ndërkombëtare shpifëse.
Edi Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV.

Asgjë nuk pranon. Asgjë.

Sot nuk pranon që Shqiperia është shumëfishuar nga niveli i lëndëve narkotike. Për Edi Ramën, Rai 3 nuk thotë të vërtetën.

Nuk pranon të faktuara me zë e figurë që zgjedhjet, që nga viti 2013 janë vjedhur e deformuar në mënyrë të vazhdueshme

Nuk e pranon që jemi vendi i parë në Europë përsa i përket korrupsionit në rritje.
Nuk pranon që vendi ynë u rendit e fundit ne Europë për cilësinë në arsim.

Nuk pranon që Bashkitë drejtohen nga individë me të shkuar me probleme të theksuara me ligjin.
Opozita po i denoncon e po i publikon cdo ditë.

Nuk pranon që Shqipëria është drejt një autokracie apo se demokracia është hibride.

Pas gjitha këtyre shkon derë me derë nëpër Europë duke u perpjekur të thotë të pavërtetat për Shqipërinë .

Përvec të “vërtetave” të ERTV, Edi Rama nuk e pranon realitetin dhe situatën ku e la zhytur vendin.

Duhet të jesh i verbër të mos e shohësh këtë situatë, ku të gjitha raportet ndërkombëtare faktojnë këtë situatë për Shqipërinë.

Faktohet me dokumente por edhe me veprime konkrete duke mos hapur asnjë dritë jeshile për procesin integrues, por vecse po shtojnë vazhdimisht kushtet dhe dyshimet ndaj vendit tonë.

Shqipëria nuk duhet të varet nga oreksi i të vërtetës sipas Edi Ramës.
Shqiptarët kërkojnē mirëqenie, të punojnë e të jetojnë këtu.
PD është gati për këtë sfidë në shërbim të shqiptarëve. 🙂

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular