Gjeneral Pirro Ahmetaj, këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ka reaguar pasi analisti amerikan Janusz Bugajski tha se lufta per ndikim midis fuqive te medha eshte ende ne vazhdim ne Ballkan.
Ndërsa publikon shkrimin e analistit, Ahmetaj shkruan se ajo është një përgjigje “ndaj ri-kthimit te projektet famëkeqe të ‘sllavizmit të Ballkanit Perëndimor”’.
Reagimi i Gjeneral Ahmetaj:
Të dashur bashkëkombas,
Bashkëlidhur, gjeni nje këndveshtrim të ekspertit të njohur, Bugajski, të cilin e çmoj si: “thirrje për vigjilencë dhe përgjegjshmëri shtetërore shtesë” ndaj sigurisë & peshës gjeopolitike mbarëkombëtare!
Një përgjigje “e mençur & e fortë njëherësh”, ndaj ri-kthimit te projektet famëkeqe të “sllavizmit të Ballkanit Perëndimor”, pazareve cinike & mendjeve të dalldisura nga paranoja e “udhëheqësit të madhërishëm” !