Qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli ka hyrë në valët e radarit të Leçes.
Mediat italiane shkruajnë se drejtori i klubit verdhekuq Mauro Meluso u ka paraqitur drejtuesve dy emra në tavolinë për të përforcuar repartin e mbrojtjes: Agustin Roxhel (Tuluz) dhe Ardian Ismajli (Hajduk Spliti).
Megjithëse merkatoja e janarit pret të bjerë gongu i fundit ditën e premte, Leçe po bën të pamundurën që të blindojë repartin e mbrojtjes. Deri në orët e fundit, gjithçka mund të ndodhë.
23-vjeçari Ismajli është njëri prej pikave kyçe të kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë presin që sezonin e ri ai të aktivizohet në një skuadër më elitare.
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2020/01/30/tjeter-futbollist-i-shqiperise-drejt-serise-a-klubi-italian-tenton-gjithcka-per-lojtarin-kuqezi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2020/01/30/tjeter-futbollist-i-shqiperise-drejt-serise-a-klubi-italian-tenton-gjithcka-per-lojtarin-kuqezi/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2020/01/30/tjeter-futbollist-i-shqiperise-drejt-serise-a-klubi-italian-tenton-gjithcka-per-lojtarin-kuqezi/ […]
Comments are closed.