BallinaKryesoreAlarmi i mjekut Vargu: Spitaleve nuk u është çelur buxheti, me çfarë...

Alarmi i mjekut Vargu: Spitaleve nuk u është çelur buxheti, me çfarë do e luftojmë ne virusin?

spot_img
spot_img

Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencë globale për koronavirusin. Ajo që duhet të bëhet tani janë masat që duhet të marrë çdo shtet për të përballuar këtë situatë.  Por a mundet që Shqipëria të luftojë virusin?

Mjeku Petrit Vargu në studion e emisionit “360 gradë” tha se Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë situatë, kur ende spitaleve nuk i është çelur buxheti.

Petrit Vargu: Emergjencë totale nuk do të thotë që të dalë ministrja me një zyrtar të lartë dhe të thotë ne po marrim masa. Kush janë masat? Masat që sot akoma nuk i kanë hapur buxhetin, me çfarë do ta luftojmë ne? Sot që ne flasim spitalet gjatë muajit janar nuk kanë blerë një gram betadinë, rrinë me rezervat, një aspirinë nuk kanë blerë. Këto janë masat që marrin këta?! Apo dalin vetëm për të trubulluar njerëzit. E dinë që tashti sa kohë nuk ka ardhur të gjithë thonë në bëjmë këtë, bëjmë ata. Kur të vijë pastaj këtu do jemi si me tërmetin e 26 nëntorit, që na kapi pa përgatitur. 

Mjeku Vargu tha se Shqipëria nuk duhet të lejojë hyrjen e kinezëve deri në normalizimin e situatës.

Petrit Vargu: Unë nuk them të marrim masa drastike si Evropa që kanë anuluar fluturimet.  Po ti mor zotëri çfarë të kushton të thuash që sa të kalojë kjo punë, asnjë udhëtar nga Kina nuk lejohet të vijë në Shqipëri. Ata që janë janë, të tjerët ndërpreji. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular