BallinaTe tjeraKur Enver Hoxha pozonte në krah të kreu të Ballit Kombëtar dhe...

Kur Enver Hoxha pozonte në krah të kreu të Ballit Kombëtar dhe të birit. Si i zhduku më pas duke e retushuar…

spot_img
spot_img

Publikohen fotot e rralla që i përkasin vitit 1936, kur Enver Hoxha ishte pjesëtar i delegacionit të “Djemurisë gjirokastrite” që shkoi në rrethin e Shkodrës për të tërhequr eshtrat e dy patriotëve të shquar, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Memorie.al shkruan se këta të fundit u zhvarrosën nga Fusha e Shtojt, u dërguan në Bashkinë e qytetit, për të mbajtur ceremonitë e rastit dhe proçesioni mortor me fjalimet e disa personalitete, si Patër Anton Harapi, Ernest Koliqi, etj.

Një foto e rrallë me cilësi të lartë e bërë nga Marubët e famshëm të Shkodrës, e ruajtur për më shumë se tetë dekada në arkivin personal të Hasan Dostit, juristit që mori Enverin në përbërje të atij delegacioni dhe i dha të lexonte fjalimin e tij nga ballkoni i godinës së Bashkisë së Shkodrës.

foto galeri foto galeri

Si ka pozuar Enver Hoxha në atë foto përkrah Hasan Dostit, të birit të tij të vogël, Tomorit 6 vjeçar, si dhe gjithë personaliteteve të asaj kohe që ishin në përbërje të atij delegacioni, si; Javer Bej Hurshiti, Zenel Prodani, Daut Çarçani, Thoma Papapano, Beso Gega, Gjush Sheldija, Nazmi Lumani, etj.

Ata vite më vonë do t’i fshinte të gjithë nga ajo foto dhe historia, duke i retushuar dhe duke lënë vetëm pak, prej tyre, si të birin 6-vjeçar të Hasan Dostit, Tomorrin, tashmë në moshën 90-vjeçare, i cili pas 84 vitesh bën publike dëshminë e tij të rrallë, se Enver Hoxha lexoi fjalimin e të atit, Hasanit. Ai disa vjet më pas do të mbante postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës, dhe si eksponent i lartë i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, në Konferencën e Mukjes do të zgjidhej Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare, dhe në vitin 1944, do të largohej nga Shqipëria, për t’i shpëtuar hakmarrjes së Enver Hoxhës, bashkëshorten e të cilit, Nexhmije Xhunglinin, e kishte mbajtur për afro shtatë vite në shtëpinë e tij në Tiranë, si shoqe klase me të bijën, Shanon, në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë” dhe ku si “shpërblim”, ai dhe Nexhmija, ia burgosi dhe internoi për 47 vite, të shtatë fëmijët (katër djem e tre vajza), të cilëve gjermanët iu kishin vrarë nënën dhe xhaxhanë, më 16 nëntor të vitit 1944./Memorie.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular