BallinaSportVIDEO/Messi, 500 fitore me fanellën blaugrana, Barcelona e kthen në festë kualifikimin...

VIDEO/Messi, 500 fitore me fanellën blaugrana, Barcelona e kthen në festë kualifikimin në Kupë

5 gola për të siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Barcelona e kthen në festë sfidën jubile të Leo Messit, me “pleshtin” që arkivon një tjetër rekord të madh: 500 fitore me fanellën blaugrana. Përballë Leganes, trajneri Setien kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë, 4 minuta i mjaftuan Griezmann për të shënuar golin e parë ndërsa në minutën e 27-të ishte Lenglet që dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë skena ishte e gjitha për Leo Messin, me “Topin e Artë” që realizoi golin e tij të parë në minutën e 59-të dhe të tretin për Barcelonën. Leganes ishte e pafuqishme për ti bërë oponencë ofensivës katalunjase me Arthur që realizoi golin e katër në minutën e 77-të. Për të kompletuar “manitën” e golave mendoi Messi në minutën e 89-të, një mbrëmje perfete për të harruar atë humbje të rëndë të pësuar në La Liga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular