Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Vjenë, ku që në orët para të mëngjesit ka zhvilluar takime me përfaqësuese të lartë të shteteve europiane dhe amerikane.
Kryedemokrati ka raportuar në lidhje me situatën shqetësuese në Shqipëri. Takimi bëhet i ditur në një reagim në Twitterin e faqes së EPP_OSCEPA.
“EPP ( The European People’s Party ) dhe grupi OSCEPA patëm një të ftuar special, Lulzim Basha i cili raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, demostratën kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe për zhvillimet demokratike”, shkruhet në Twitter.
Kujtojmë që pas këtij takimi, javën tjetër Basha do jetë në Gjermani ku do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të CDU/CSU.
Qëllimi i takimeve të kryedemokratit me zyrtarët e lartë, është për të arsyetuar se përse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të fituar mbështetjen e tyre.