BallinaBotaJens Stoltenberg, mbetet sekretar i përgjithshëm i NATO-s deri në vitin 2022

Jens Stoltenberg, mbetet sekretar i përgjithshëm i NATO-s deri në vitin 2022

spot_img
spot_img

Vendet anëtare të NATO-s i zgjatën të enjten mandatin sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke hapur kësisoj mundësinë që ish kryeministri norvegjez, të bëhet një nga udhëheqësit që ka qëndruar më gjatë në këtë post.

Jens Stoltenberg, 60 vjeçar, i cili mori detyrën më 1 tetor të vitit 2014, do të shërbej në këtë post deri më 30 shtator të vitit 2022.

Diplomatët thonë se ai është mjaft popullor në mesin e aleatëve, posaçërisht në sytë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka vlerësuar atë për ndihmën që ka dhënë në shtimin e shpenzimeve evropiane të mbrojtjes.

Në një njoftim nga selia e NATO-s thuhet se “aleatët shprehën mbështetjen e tyre për punën e Sekretarit të Përgjithshëm për të përshtatur dhe modernizuar NATO-n dhe për të siguruar që ajo të mbetet e tillë për të ardhmen”.

NATO-ja që dikur është parë nga disa si relikt i Luftës së Ftohtë, rifitoi rëndësinë derisa perëndimi po i kundërvihet Rusisë së ringjallur, sulmeve kibernetike të mbështetura nga shtetet, kërcënimeve të sigurisë në kufijtë e saj dhe sulmeve militante në qytetet evropiane.

Nëse e përmbushë mandatin, zoti Stoltenberg do të jetë shefi i dytë i NATO-s që shërben më së gjati pas ish ministrit të Jashtëm holandez, Joseph Luns, që shërbeu si sekretar i përgjithshëm nga tetori i vitit 1971 deri në maj të vitit 1984.

Zoti Stoltenberg u shpreh i nderuar me vendimin e 29 aleatëve të NATO-s.

“Së bashku do të vazhdojmë të modernizojmë aleancën që të jetë e gatshme për të ardhmen”, shkroi ai.

Javën që vjen zoti Stoltenberg do të qëndrojë në Washington ku do të drejtojë takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në shënimin e 70 vjetorit të Aleancës.

Gjatë asaj kohë ai do të takohet me presidentin Donald Trump dhe do të mbajë fjalim në Kongresin amerikan.

Njëzet vjet më parë NATO-ja kishte shënuar 50 vjetorin e themelimit në mes të fushatës së bombardimeve ndaj Serbisë, për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular