BallinaKryesoreKoronavirusi/SHBA dhe Australia vendim drastik, iu ndalojnë hyrjen shtetasve të huaj që...

Koronavirusi/SHBA dhe Australia vendim drastik, iu ndalojnë hyrjen shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën

spot_img
spot_img

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur emergjencë të shëndetit publik dhe kanë njoftuar se do t’ua ndalojnë hyrjen në vend të gjithë shtetasve të huaj që së fundmi kanë vizituar Kinën. Këtij vendimi i është bashkuar dhe Australia. Dy vendet shpresojnë të kufizojnë përhapjen e koronavirusit të ri në vendet e tyre me këtë vendim.

Administrata amerikane më 31 janar gjithashtu tha se shtetasit amerikanë, që në dy javët e fundit kanë vizituar provincën kineze Hubei, do të futen në karantinë për 14 ditë.

Amerikanët që kthehen nga vende të tjera të Kinës po ashtu do t’i nënshtrohen kontrolleve nëpër aeroporte dhe do t’u kërkohet që për 14 ditë “të futen vetë në karantinë” në shtëpitë e tyre.

Këto masa do të hyjnë në fuqi më 2 shkurt, njoftoi Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore, Alex Azar.
“Ka shumë gjasa që do të vazhdojmë të shohim më shumë raste në Shtetet e Bashkuara në ditët dhe javët në vijim”, tha Azar, pasi njoftoi për këto masa, që kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së një koronavirusi të ri.

Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj Vuhan, konsiderohen epiqendër e koronavirusit të ri, që deri më tani ka lënë të vdekur 259 persona dhe 11,800 të tjerë janë prekur nga ky virus në Kinë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se mbi 14 mijë persona kanë udhëtuar me avion nga SHBA-ja në Kinë çdo ditë vitin e kaluar.
Për shkak të përhapjes së virusit të ri, Departamenti amerikan i Shtetit ju ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të mos udhëtojnë drejt Kinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular