BallinaAktualitet"Policia me duar të lidhura prej politikës", Ahmet Prençi: Ja dy problemet...

“Policia me duar të lidhura prej politikës”, Ahmet Prençi: Ja dy problemet që duhet t’i kushtohen rëndësi

spot_img
spot_img

Ish- kreu i Policisë së shtetit, Ahmet Prençi i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka vënë në pah dy problemet kryesore të Policisë për të luftuar krimin dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale.

Ai thotë se Policia duhet t’i kushtojë rëndësi hetimeve proaktive si dhe dhënies apo marrjes së informacioneve kur ngjarjet kriminale janë duke u gatuar, dhe jo pasi ndodhin.

Por ai shton se Policia i ka duart e lidhura prej politikës, dhe shumë policë janë të tulatur në punën e tyre prej pasigurisë dhe frikës nga krimi i organizuar.

‘’Nuk është faji i policisë, por i vullnetit politik. Nëse e lë Policinë në punën e vet besoj se është mjaft e suksesshme. I ka duart e lidhura.

Gjithë këto shembuj, gjithë tulatja e policëve për të marrë info. për kriminelët dhe krimet që i shohim vetëm kur ndodhin. Po ti bëjë këto Policia nuk do të ndodhin. Duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe hetimeve proaktive dhe dhënien apo marrjen e informacioneve.

Shoh punonjës policie që janë të pamotivuar për të marrë info. për gatitjen e një krimi. Kanë frikë dhe ta japin informacionin. ‘’- thotë Prençi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular