BallinaBotaBREXIT/E premtja është dita vendimtare për Breksit në Mbretërinë e Bashkuar.

BREXIT/E premtja është dita vendimtare për Breksit në Mbretërinë e Bashkuar.

spot_img
spot_img

E premtja është dita vendimtare për Breksit në Mbretërinë e Bashkuar. Parlamenti do të votojë për herë të tretë marrëveshjen e modifikuar të kryeministres Mej, që vazhdon të kundërshtohet nga opozita me argumentin se do të sjellë një dalje të verbër nga Bashkimi Europian.

Ligjvënësit britanikë do të votojnë sërish të premten në lidhje me Breksit, por sërish nuk është e qartë nëse do të jetë një votim gjithëpërfshirës. Sipas BBC, në qarqet politike spekulohet se anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve mund t’u kërkohet të votojnë për marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian, por jo për marrëdhëniet e ardhshme mes palëve.

Për laburistët, një lëvizje e tillë do të ishte një votim i verbër dhe rrjedhimisht një dalje e verbër nga Unioni. Marrëveshja e Kryeministres Theresa Mej përfshin një seri pikash të divorcit me Brukselin, përfshirë shumën e parave që Mbretëria e Bashkuar duhet t’i paguajë BE-së, periudhën e tranzicionit, përcaktimin e pikave kufitare dhe deklaratën politike për marrëdhëniet e ardhshme mes palëve.

Sekretari për Breksit nga radhët e opozitës, Kir Stermër ka deklaruar se si presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ashtu edhe ai i Komisionit, Zhan Klod Junker kanë deklaruar se marrëveshja e tërheqjes dhe përcaktimi i marrëdhënieve janë pjesë e së njëjtës paketë të negociuar.

“T’i ndash ato do të thotë të largohesh nga BE pa e pasur idenë se ku je drejtuar, përcjell abc.news. Ne nuk do të votojmë për këtë”, ka deklaruar Stermër. Në seancat e mëparshme, ku marrëveshja e Mej është rrëzuar me shumicë votash, është votuar për të dyja aspektet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular