BallinaAktualitet“Tradhtarët na lanë pa atdhe…”, Namik Dokle ka një mesazh për politikën...

“Tradhtarët na lanë pa atdhe…”, Namik Dokle ka një mesazh për politikën shqiptare

Ish-deputeti socialist Namik Dokle përcjell një mesazh përmes vargjeve të At Gjergj Fishtës:

“O Perëndi, a ndjeve?/Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,/E Ti rri e gjuan me rrufe/ Lisat n’për male kot…”

Një mesazh si akuzë vjen sot nga Namik Dokle, një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste pas vitit 1990, i distancuar nga politika aktive prej vitit 2017.  Janë vargje të At’ Gjergj Fishtës:

O Perendi, a ndjeve?

Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,

E Ti rri e gjuan me rrufe

Lisat n’për male kot…

Duket sikur Fishta e ka shkruar për ditët e sotme e për këtë arsye, Namik Dokle e përcjell si mesazh në profilin e tij në FB, shoqëruar me një fotografi tek busti i poetit të shquar shqiptar.

Dokle përcjell vetëm vargjet e Fishtës, pa ia adresuar dikujt mesazhin, por për shkak të situatës dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria në vitin e 30 të tranzicionit, duket si një akuzë për elitën politike, kryesisht për ata që po na qeverisin.

Namik Dokle u largua nga politika aktive prej vitit 2017 për t’iu përkushtuar letërsisë. Është një ndër personalitet e rëndësishme të politikës së tranzicionit dhe deputeti më jetëgjatë në kuvendin e Shqipërisë së pas viteve 90.

Për 27 vite aktivitet intensiv në politikë, Namik Dokle mbahet mend si një ndër figurat më të pastra politike, ndër të paktit që u largua nga politika pa marrë mbi vete akuza si ato të miqve e bashkëkohësve të tij.

Namik Dokle mori vendimin për tërheqjen nga politika në një moment kur Parlamenti, Bashkitë por edhe Institucione të tjera vendimmarrëse u populluan me persona me të shkuar kriminale.

/abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular