Këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze ka reaguar lidhur me miratimin e paketës “Anti-KÇK” nga qeveria e Edi Ramës.
Teksa sjell edhe një herë në vëmendje përgjimet e gazetës prestigjioze gjermane, Bild, për vjedhjen dhe manipulimin e votave, Henze shkruan se sipas disa organizatave ndërkombëtare, qeveria e Ramës është vetë mafia dhe kjo paketë ligjore është një teatër absurd i Kryeministrit.
“Paketa Anti-KÇCK, bie në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit të kushtetutës shqiptare. Një teatër absurd i Edi Ramës. Qeveria Rama është vetë mafia, sipas disa organizatave ndërkombëtare”, shkruan Henze në postimin e tij.