BallinaOP EDÇFARË FSHIHET POSHTË FUSTANIT TË NUSËRISË SË FILMIT ”I LOVE TROPOJA” 

ÇFARË FSHIHET POSHTË FUSTANIT TË NUSËRISË SË FILMIT ”I LOVE TROPOJA” 

spot_img
spot_img

NGA ALFONS ZENELI

Gjatë periudhës së qeverisjes së parë të Berishës e deri më tash po të shohësh me kujdes shtypin dhe propagandën e majtë politike vëren se tendenca për ta quajtur të keqen ”Tropojë”, është strategji. Tabelë qitjeje ka qEnë i gjithë Veriu, por pikturimi i Tropojës si ajo pika me nr.10 në tabelën e qitjes ka ardhur si rezultat i faktit që prej asaj treve e ka origjinën ai ”diktatori çeçen e malok që nuk di shqip”, Sali Berisha. Patologjia antiveri është ngjizur në mitrën e së majtës që në kohën e pllenimit të PKSH nga emisarët serbosllavë në vitin 1941. Por le të mos sjhkojmë deri në atë kohë. Në segmentin kohor 1996-2000 kemi një ofensivë të përgjithshme propagandistike me këtë qëllim. Në një nga gazetat e kohës janë publikuar sistematikisht lajme, shkrime, komente e analiza denigruese ndaj Veriut dhe Tropojës në veçanti. Ja një lajm i botuar në një gazetë asokohësh : ” Arrestohen shtetasit D.M, V. B, Z. L, O. P dhe një tropojan”. Lajme të kësaj kategorie diskriminuese të ulët dhe aprofesionale kanë qënë lënda bazë e suksesit politik dhe tirazhit. Por më pas, një ish gazetar i kësaj gazete, shkroi një libër me historitë e përdhunimeve në Shqipëri. Sipas autorit, emrin e të cilit nuk po e përmend për arsye etike (pasi ai, prej vitesh është vetëizoluar nga jeta sociale), për shkrimin e librit kishte shfrytëzuar të dhëna nga dosjet e policisë. Deri këtu, në rregull. E bukura vjen më pas. Librin e kishte titulluar ” Përbindëshi i Tropojës”. Logjika na thotë se çdo rast përdhunimi është i përbindhshëm. Por gjithashtu, po e njëjta logjikë na thotë se rasti i Tropojës i ekspozuar në libër duhej të ishte dhe më ekstremi ndër të gjithë përderisa dhe ishtë zgjedhur si titull. Sepse titulli është simbolika përfaqsuese. Por po ta lexoje librin konstatoje se të gjithë rastet e përdhunimeve të ndodhur nëpër qytetet e tjerë të Shqipërisë ishin shumë më makabër se sa ai i Tropojës. Psh, në libër bëhej fjalë edhe për një rast të ndodhur në Korçë prej nga është dhe autori ilibrit. Rasti i Korçës ishte aq ekstrem, aq barbar dhe aq çnjerëzor sa nuk do të pranohej nga asnjë skenarist horrori. Atëhere përse nuk e titulloi librin ”Përbindëshi i Korçës”? Sepse me këtë titull as nuk do të bënte sensacion dhe as nuk do t’i përshtatej trendit të klimës politike dhe nevojave të veta psikokulturore. E bëra këtë parantezë për të ardhur tek filmi i Ermal Mamaqit aq shumë i përfolur e komentuar ditëve të fundit. Çdo akt e vepër artistike, qoftë dhe ajo e niveleve më të pabesueshme të fantashkencës, gjithmonë ngrihet mbi një bazë logjike të caktuar, mbi një taban psikologjik të cilin mund ta mbajë logjika njerëzore. Ermali sigurisht që duhet ta ketë dëgjuar diku këtë gjë. Por megjithatë ai nuk është menduar dy herë kur ka nisur të shkruajë skenarin e filmit ”I Love Tropoja”. Ai vetë e pranoi që e ka shkruar brenda natës. Një vepër voluminoze për nga pikëpamja teknike siç është skenari i një filmi, nuk mund të shkruhet ashtu thjesht për një natë, me një frymë, thjesh fare i frymëzuar nga një thashethem kafenesh. Vetëm një gjeni mund të shkruajë për një natë skenar filmi. Në një rast serioz, skenaristi normalisht që konsultohet me specialistë, sociologë, etnologë, historianë e studiues gjë që Ermali nuk ka patur mundësi ta bëjë gjatë një nate të vetme. Nëse e ka shkruar në kushte shtëpiake, teknikisht ai ka patur mundësi të konsultohej vetëm me një person. Nëse atë natë nuk e ka patur aty personin me të cilin ndan netët zyrtarisht, atëhere mbase është konsultuar vetëm me Edi Ramën. Në shpi të vet apo në Surrel, ky është një detaj i parëndësishëm. Në të gjitha variantet, kuptohet qartë se përse skenari i filmit është pjellë perverse dhe tralala e mosdijes dhe urrejtjes. Normalisht, Veriu dhe Tropoja janë përgojuar për fanatizëm ekstrem, për izolimin e grave nga ambientet ku rrinë burra etj.. Madje këto shfaqje ”jocivilizuese”, janë kritikuar nga liberalët e tashëm progay dhe nga aktivistët e dikurshëm të agjitpropit kur ndërtohej ”njeriu i ri”. Tropoja dhe veriu janë simbole të së kundërtës së pretenduar nga Ermali. Ndaj, besoj se filmi ” I love Tropoja”, është karagjozllëk klasik, budallallëk me dashje me qëllimin për të ”kap noj lek” e për t’ua shtuar të ardhurave që vijnë nga fustanet e nusërisë. Por thellë në vetvete, poshtë fustaneve, me apo pa dijeninë e Ermalit, kjo është një shfaqje intuitive, një shpërthim i nënndërgjegjes ku atje në errësirë përvijon ende ideja se i vetmi vend ku mund të ngjajnë skandale, dhunë, vjedhje, përdhunime, krime, perversitete dhe injorancë është vendi i ”shpellarëve” : ”Veriu i reaksionar”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular