Ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim pati sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, thuhet se ambasadorja Kim nxiti palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë kodin zgjedhor
‘Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.’