Nga Orjola Pampuri
Parandalimi, depistimi, trajtimi, janë trë komponentët e rendesishëm për t’i bërë ballë, semundjes qe nuk po njeh moshë.
Sot është Dita Botërore kundër tumoreve, e pikërisht në mbarë botën zhvillohen aktivitete sensibilizuese, dhe sherbejnë si këmbana për njerezimin, duke i kujtuar sa të rëndësishme janë kontrollet dhe egzaminimet, sa e rendësishme është të jetojmë dhe ushqehemi me cilësi, dhe sa e rendësishme është ta trajtojmë këtë semundje nëse prekemi prej saj. Jeta është e shtrenjte, dhe vlen të trajtohet cilësisht deri në sekondat e fundit të saj.
Shqipëria një vend i vogël ka një numër të konsiderueshëm përsonash të prekur nga tumoret, dhe aty ku nuk jemi të saktë janë gjithnjë shifrat Eshtë për të ardhur keq që ndërmarrim hapa, duke anashkaluar me të rëndësishmin, atë të krijimit të një regjistri funksional e të unifikuar kombëtar.
Vetëm kështu do të ishim gjithnjë në alert, e të përgjegjshëm për të përmbushur nevojat me medikamente e kimiopreparate të këtyre pacienteve. Sigurisht që kjo do të rriste kostot, por do ta nxirrte në plan të 100-të, check-up, përballë prioriteteve të mëdha në sistemin shendetësor. Për çdo qeveri jeta e qytetarëve është e shenjtë dhe prioritet, kjo qeveri përpara jetës së qytetareve zgjodhi koncensionarët. Nëse do të investohej për depistimin e kancerit të gjirit, qafës së mitrës, kancerit colorectal, (permenda ata që prevalojnë, sigurisht duke mos lenë jashtë vemendjes dhe të tjeret) situata do të ishte më optimiste. Ky ishte një ndër prioritetet jo check-up. Analizat dhe kontrollet mund të bëheshin edhe në laboratoret shtetërore siç po bëhen e janë bërë gjithnjë, thjesht një investim në këta laboratorë, më shumë pak para nga ato që u alokuan për koncensionin, dhe ky investim ishte dhe i mbetej shtetit, pra qytetareve, jo personave të panjohur, të cilet marrin miliona euro për të mos bërë dhe lënë asgjë. Vendosja e prioriteteve është emergjencë për të nxjerrë sistemin shendetësor nga kaosi dhe vendin nga kriza.