BallinaKryesoreTë mërkurën vjen në Tiranë delegacioni me 8 anëtarë prej Parlamentit Europian

Të mërkurën vjen në Tiranë delegacioni me 8 anëtarë prej Parlamentit Europian

spot_img
spot_img

Një delegacion i komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në të cilën është futur vendi pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opozitës dhe hapat që priten të merren në vjim.

Ky delegacion përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Grupimi i partive popullore (EPP) përfaqësohet nga Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan. Grupimi i socialistëve dhe demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar. Grupimi i liberalëve dhe demokratëve (ALDE) përfaqësohet nga Ilhan Kyuchyuk.

Grupimi i gjelbër (The Greens) nga Tamas Mezcerics. Grupimi i konservatorëve dhe reformistëve (ECR) do të përfaqësohet nga Bas Belder dhe grupimi i Europës së kombeve dhe lirive (ENF) nga Jean-Luc Schaffhausser. Në krye të takimeve, qëndron takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e punëve të jashtme, Gent Cakaj. Delegacioni do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile, një për çështjet e mjedisit dhe një gazetar të BIRN. Takimet e mundshme me ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj nuk janë konfirmuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular