BallinaAktualitet"Mamanë e gjeta të mbytur në gjak"/Dëshmitë në gjyqin për vrasësin e...

“Mamanë e gjeta të mbytur në gjak”/Dëshmitë në gjyqin për vrasësin e gruas

spot_img
spot_img

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Cukun, i cili vra bashkëshorten e tij dy ditë më parë duke e mbyllur më pas trupin e pajetë në tualet. Asnjë familjar nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj tij.

Cuku u shfaq i çorientuar në gjykatë duke deklaruar se kishin kohë që grindeshin me bashkëshorten dhe se dyshonte se ajo e tradhtonte. Ai ka mbërritur në gjykatë në kushte të rënda psikologjike. Siç shihet edhe në pamje, Cuku është tejet i çorientuar. Nuk u përgjigjet dot as pyetjeve të gjyqtarit.

“Prej tre muajsh kemi nisur të debatojmë. Kisha arsye se kisha gjetur gjëra të cuditshme në shtëpi që më bënin të dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha që shtepia është kthyer në vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete në Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulzim Cuku. Ai dyshonte se kur shkonte në Greqi për të punuar, ajo mund ta tradhtonte pasi ishte e bukur dhe më e re se ai.

Manjola Cuku rezultonte me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Durrrësit, pasi ishte dhunuar edhe herë të tjerë nga bashkëshorti.

Pasi ka vrarë bashkëshorten me thikë, ai e ka kyçur në banjë dhe është arratisur, për tu kapur disa orë më pas në Mat. Burime të policisë thanë se kur mbërritën në banesë gjetën fëmijët teksa qanin mbi trupin e nënës.

Vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes dhe i ka komunikuar prokurores se babai i saj Lulzim Cuku, e tërhoqi nënën nga tualeti deri tek dera ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak.

Ajo thotë se u zgjua natën e 2 shkurtit për shkak të të qarave të së motrës, ndërkohë ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular