Gent Cakaj bëri një gafë në Twitter kur ngushëlloi ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për një tragjedi, duke e ngatërruar me një tjetër.
Cakaj ngushëllon Cavusoglun për tre viktimat e aeroplanit të përplasur në Bahcesaray, kur në fakt avioni u aksidentua në Stamboll, ndërsa në Bahcesaray 38 viktimat janë shkaktuar nga orteku.
Cakaj ishte i shpejtë për të rregulluar gabimin. Kjo gafë e ministrit tonë të jashtëm nuk i shpëtoi ndjekësve të tij që ia vunë në dukje në komentet poshtë. ©Lapsi.al