Një vrasës famëkeq i cili punonte për lordin kolumbian të drogës Pablo Escobar, ka vdekur nga kanceri në stomak.
Jhon Jairo Velásquez, 57 vjeç, ishte autori i mbi 300 vrasjeve të urdhëruara nga Escobar.
I njohur si “Popeye”, ai u lirua nga burgu në vitin 2014 pasi përfundoi dënimin prej 23 vitesh, ndërkohë që iu fut karreirës në Youtube.
Por ai u dënua sërish me burg në vitin 2018 pasi akuzohej për grabitje. Velásquez ndërroi jetë në institutin kombëtar të kancerit në Bogota ku prej kohësh ishte shtruar e po merrte mjekim.
Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt me Escobarin bashkë me të cilin krijuan perandorinë më të madhe të drogës.
57 vjeçari u vetëdorëzua në polici në vitin 1992 dhe kaloi 23 vite në burg, duke marrë dhe një famë prej historive të tij me Escobarin.
Ky i fundit u bë një ndër njerëzit më të pasur të viteve 80′. Ai vdiq pasi u qëllua nga policia në vitin 1993, në një tentativë për t’i shpëtuar ekstradimit për në ShBA.