BallinaKryesoreDaçiç, skandal me Komisionerin e BE për Kosovën, Varhelyi i ikën nga...

Daçiç, skandal me Komisionerin e BE për Kosovën, Varhelyi i ikën nga takimi

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi. Siç shkruan mediumi serb, Blic.rs, para se të fillonte Daçiq bisedën, biseda kaloi krejtësisht në normalitet. Megjithatë, në një moment Daçiq ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e di se ku ka ardhur dhe se po hesht ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe hesht për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs” i cili mori pjesë në takim.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimovic dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq u habitën, por Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, ka rrëfyer më tej burimi në fjalë. “Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy.

Pas kësaj, ka treguar burimi i medias serbe, ai  e mbylli mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiq, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi, përcjell Telegrafi.

Dhe lidhur me këtë incident, media serbe ka kontaktuar protagonistin kryesor: “Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular