Sanremo është festivali më i rëndësishëm italian, e sigurisht që shpenzimet për të janë marramendëse, por edhe fitimet.
Sipas mediave italiane, investimi i televizioni Rai tejkaloi 15 milion euro, po mendohet se ai duhet të ketë fituar tre herë më shumë nga reklamat. Por sa u paguan prezantuesit e këtij festivali
25 mijë euro për një natë, kaq thuhet se ka marrë shumica prej tyre, përfshirë edhe prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila ishte e pranishme në natën e tretë të festivalit.
Megjithatë nga kjo shumë përjashtohet prezantuesi kryesor, Amadeus, i cili thuhet se është paguar mes 500-600 mijë euro e po ashtu edhe Georgina Rodrigues, e cila ka marrë 140 mijë euro.
Ndërkohë, plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë, nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo.